Pedro ishte afër rikthimit te Barça

Futboll

Pedro ishte afër rikthimit te Barça

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 22:37
Sulmuesi spanjoll, Pedro Rodriguez

Sulmuesi spanjoll, Pedro Rodriguez ka shkëlqyer këtë edicion me Chelsean.

Ardhja e Antonio Contes në skuadër ka bërë që Pedro të gjejë formën më të mirë.

Ai vitin e kaluar hasi në vështirësi tek Chelsea dhe mendoi largimin gjatë verës.

Sipas vetë lojtarit ka qenë një mundësi rikthimi në Barcelonë, klub që mësoi hapat e parë të futbollit.

“Kam folur me presidentin e klubit Bartomeu por në fund gjithçka mbeti vetëm një bisedë”.

“Doja të kthehem në klub, por ndonjëherë është e vështirë të rikthehet diku edhe pse ke kaluar një kohë të bukur”.

“Kam vazhduar me Chelsean dhe tani jam i lumtur në Londër”, deklaroi sulmuesi spanjoll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat