De Boer në ‘ethe’, pritet vendimi përfundimtar i Interit

Futboll

De Boer në ‘ethe’, pritet vendimi përfundimtar i Interit

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 12:11
Frank de Boer

Trajneri i Interit, Frank de Boer po kalon një situatë të vështirë pasi as fitorja e djeshme kundër Torinos nuk i ka bërë punë për të mos u shkarkuar.

Tekniku holandez vazhdon të qëndrojë në ‘ethe’ pasi vendimi nëse do të vazhdojë të drejtojë Interin do të merret pas një mbledhje të bordit ditën e premte.

E përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” shkruan se të premten do të merret vendimi final, me presidentin Erick Thohir që e dëshiron ende në skuadër.

Kohët e fundit është përfolur në media se Laurent Blanc, Stefano Pioli dhe Leonardo shihen si alternativa të mundshme për të zëvendësuar De Boer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat