Tebas: Lojtarët e Barcelonës duhet të turpërohen

Futboll

Tebas: Lojtarët e Barcelonës duhet të turpërohen

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 20:26
Javier Tebas

Presidenti i La Ligas ka kritikuar ashpër sjelljen e futbollistëve të Barcelonës ndaj Valencias.

Javier Tebas nuk është ndarë i kënaqur me simulimin e futbollistëve katalanas në ndeshjen ndaj Valencias, ku teksa po festonin golin e fitores një shishe me ujë ra në mesin e tyre, e më pas të gjithë reaguan në mënyrë qesharake.

Sipas numrit një të La Ligas, kjo sjellje nuk i takon një klubi siç është Barcelona dhe se mund të ndikojë edhe te gjeneratat e reja.

“Në momentin kur u hedh ajo shishe me ujë mu duk sikurse një lojë e boulingut”, ka thënë Tebas në një intervistë për Sportyou.

“Ndoshta ata u rrëzuan për shkak se e u frikuan nga uji”.

“Të gjithë i kemi ndjekur ato pamje dhe aty janë edhe miliona fëmijë që e shikonin ndeshjen”.

“Nëse fëmijët e mi do të më shihnin duke simuluar në mënyrë të tillë, do të ndjehesha i turpëruar t’u dilja përpara”.

Tebas po ashtu nuk është ndarë i kënaqur edhe me mënyrën sesi lojtarët e Barcelonës e festuan golin duke provokuar tifozët vendas.

“Nuk më pëlqeu. Nuk e di nëse ishte Neymar apo ndonjë tjetër, por gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin, pasi që shumë njerëz janë duke të ndjekur në ato momente dhe duhet t’i shmangësh situatat e tilla”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat