Sadiku i bie në qafë Juventusit

Futboll

Sadiku i bie në qafë Juventusit

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 13:59
Armando Sadiku

Armando Sadiku është duke bërë të pamundurën që të jetë gati për sfidën Shqipëri-Izrael, më 12 nëntor në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Sulmuesi i Zurich-ut, që iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale përpara disa javësh, ka udhëtuar në Torino, ku ndodhet prej pak ditësh dhe është duke kryer fazën rehabilituese pikërisht në shtëpinë e Juventusit, i ndjekur nga mjeku i kombëtares, të cilin e kërkoi me çdo kusht De Biasi, Gianluca Stezina.

I kontaktuar nga “Sport Ekspres”, sakaq, Sadiku, u shpreh: 
“Jam duke ndjekur programin e riaftësimit nën vëzhgimin e mjekut të kombëtares, në qendrën spitalore të Juventusit, që është moderne dhe shumë komode. Veç kësaj, po kryej edhe disa seanca stërvitore individuale, ndaj shpresoj që çdo gjë të shkojë ashtu si duhet. Jam i kënaqur nga puna e bërë deri tani”, tha bomberi kuqezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat