Flamurtari, Magani ikën përfundimisht

Futboll

Flamurtari, Magani ikën përfundimisht

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 22:36
Magani

Në 1 janar të këtij viti Gugash Magani u zgjua me një mesazh joshës në celularin e tij. “Gëzuar vitin e ri, në qershor të pres te Flamurtari”. Sot në 25 tetor, Magani I ktheu përgjigje Sinan idrizit, presidentit të Flamrutarit sërish nëpërmjet celularit. “Me keqardhje më duhet të konfirmoj largimin tim nga Flamurtari. Në respekt të gjithe tifozëve dhe opinionit të mrekullueshëm sportiv në Vlorë, nuk mund ti bëj publike arsyet e largimit tim. Falenderoj stafin dhe lojtarët për punën e bërë deri tani dhe gjithashtu një falënderim special për tifozët e mrekullueshëm dhe për mbështetjen e pakushtëzuar që më kanë bërë deri tani”. Stop, game over, përfundimisht Magani ikën.

Ajo që nisi me një mesazh dhe që vazhdoi me kushedi sa takime e premtime që rezultuan boshe u zyrtarizua në 20 qershor. Atë ditë Flamurtari firmosi me Maganin një kontratë trevjecare me një pagesë prej 5 mijë eurosh në muaj, praktikisht një nga akordet më të rëndësishme të karrierës së tij. Bashkangjitur Idrizi i premtoi një buxhet të majmë për ekipin dhe dorë të lirë në blerje e në pagesa. Sot 4 muaj pas akordit Magani largohet me motivin e qartë se ai personalisht nuk shtë paguar por mbi të gjitha një gjë e tillë nuk ka ndodhur as me lojtarët. Në këto kushte vështirësia për të punuar ishte ekstreme dhe grupi nuk mund të ishte më në kontrollin e trajnerit. Zyrtarisht do mjaftonin dhe 3 muaj pa pagesa për tu larguar e për ta dërguar cështjen në gjykatën sportive por Magani priti dhe muajin e katërt përpara se ta bënte publik vendimin e tij. Misioni i dytë i Maganit te Flamurtarit dështoi jo sigurisht për faj të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat