Juventus kërkon me ngulm yllin e Chelsea-t

Futboll

Juventus kërkon me ngulm yllin e Chelsea-t

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 15:01
Oscar

Drejtues të Juventusit nuk kanë hequr dorë pasi po monitorojnë me kujdes mesfushorin sulmues të Chelseas, Oscar.

Sipas “Calciomercato” klubi bardhezi në janar pritet të bëjë një ofertë zyrtare në drejtim të londinezëve të Chelseas.

Kjo nuk është hera e parë që Juventusi kërkon të marrë brazilianin pasi merkaton e verës Oscar refuzoi të luajë në Serie A duke preferuar të qëndrojë në “Stamford Bridge”.

E vetmja mënyrë që Oscar mund të pranojë është hapësira më e madh për të luajtur me skuadrën e Juventusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat