Edhe De Biasi në listë për postin e trajnerit të Interit

Futboll

Edhe De Biasi në listë për postin e trajnerit të Interit

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 12:10
Gianni De Biasi

Në listën e emrave që mund ta marrin drejtimin e Interit figuron edhe Gianni De Biasi.

Gazetari dhe analisti i njohur sportiv italian, Ivan Zazzaroni, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shtuar emrin e trajnerit aktual të Shqipërisë si një zgjedhje perfekte për bankën zikaltër.

Emrat e tjerë që lakohen janë Fabio Capello, Francesco Guidolin, Laurent Blanc e të tjerë.

Nerazzurët janë duke menduar që ta ndërrojnë Frank De Boerin pas rezultateve jo t kënaqshme të skuadrës.

Interi është në vend të 14-të në tabelë me 11 pikë të fituara pas nëntë javësh, ndërsa edhe në këtë xhiro pësoi nga Atalanta (2-1).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat