Ky është fituesi i çmimit “Golden Boy”

Futboll

Ky është fituesi i çmimit “Golden Boy”

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 10:34
Renato Sanchez

E përditshmja italiane "Tuttosport", ka zbuluar që mesfushori i Bajernit të Mynihut, Renato Sanchez është fituesi i çmimit “Golden Boy”.

Renato për të fituar këtë çmim, mposhti konkurrencën e ‘yllit’ të Manchester Unitedit, Marcus Rashford, dhe bashkëlojtarit të tij te Bayerni, Kingsley Coman.

Ky çmim ndahet pas votave të 30 gazetarëve nga mediat më të mëdha në Europë, ndërsa sezoni9n e kaluar këtë çmim e mori talenti i United, Anthony Martial.

Më parë këtë çmim e kanë fituar edhe lojtarë si: Wayne Rooney, Mario Balotelli, Sergio Aguero dhe Paul Pogba.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat