Mourinho gjen fajtorin pas humbjes turpëruese nga Chelsea

Futboll

Mourinho gjen fajtorin pas humbjes turpëruese nga Chelsea

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 19:45
Jose Mourinho

“Goli i hershëm në ‘Stamford Bridge’ ndryshoi krejtësisht strategjinë tonë”, kështu ka thënë portugezi pas humbjes 4:0 nga Chelsea.

Chelsea i Antonio Contes ka shkatërruar Manchester Unitedin e Jose Mourinhos në xhiron e nëntë në Premierligë, duke e mposhtur 4:0 në ndeshjen që u zhvillua në ‘Stamford Bridge’.

Kjo humbje i ka kushtuar portugezit me një rekord të zi. Humbja prej 4:0, ishte më e thella në karrierë për Josen si trajner në Premierligë.

Ai u shpreh tejet i zhgënjyer me këtë humbje, teksa tha se goli i parë i pranuar ndryshoi krejtësisht rrjedhën e ndeshjes – dhe se diçka e tillë nuk duhet lejuar asnjëherë.

Kujtojmë se Pedro kaloi Chelsean në epërsi pas vetëm 30 sekondave lojë, teksa ‘Blutë e Londrës’ shënuan edhe tre të tjerë deri në fund të sfidës.

“Erdhëm këtu me një strategji dhe ju nuk mund të pranoni gola ashtu siç pranuam në minutën e parë – ai gol ndryshoi ndeshjen”, tha Mourinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat