Mourinho përballë së shkuarës, luhet Chelsea-Man. United

Futboll

Mourinho përballë së shkuarës, luhet Chelsea-Man. United

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 00:42
ilustrim

Antonio Conte përballë Jose Mourinhos, Chelsea përballë Manchester United, luhet në Stamford Bridge supersfida e javës së 9-të në Premier League-n angleze, emocionet e së cilës mund t’i përjetoni live vetëm në ekranin e Supersport. Pas barazimit ndaj Liverpoolit vetëm 6 ditë më parë ,United dhe Mourinho duhet t’i bëjnë llogaritë me një tjetër transfertë shumë të vështirë. Rikthim në të shkuarën për trajnerin portugez me Special One që do të sfidojë për herë të parë si kundërshtar ish skuadrën e tij në një kampionat si Premier League. Këtë herë Djajtë e Kuq do të sfidojnë Chelsea-in që me Antonio Conten në stol është rikthyer në rrugën e duhur. Blutë e Londrës vinë në këtë ndeshje pas suksesit të pastër ndaj kampionëve në fuqi të Leicester City-it dhe për më tepër Chelsea ka në favor edhe statisitikat.

United nuk ka fituar asnjë nga 7 ndeshjet e fundit në Premier League ndaj ekipit londinez dhe për Ibrahimovic me shokë misioni për të marrë pikë në Stamford Bridge do të jetë shumë i vështirë. Diego Costa me Conten në stol ka rigjetur besimin duke u rikthyer në bomberin vrasës që me golat e tij shpalli Chelsean-in kampion, 2 sezone më parë për kënaqsinë edhe të Jose Mourinhos që në atë periudhë ishte në drejtimin e Bluve të Londrës. Në krahun tjetër Zlatan Ibrahimovic nuk po shënon në javët e fundit dhe dicka e tillë është ndierë edhe te rezultatet e United. Chelsea ka tre mungesa në këtë ndeshje ato të Ivanovic, Fabregas dhe Obi Mikel, ndërkohë që Djajtë e Kuq janë më të plotë në këtë aspekt.

Në Itali pritet reagimi i Interit por zikaltërit nuk kanë një ndeshje aspak të lehtë pasi sfidojnë në transfertën e Bergamos, Atalantën. Roma ndërkohë pret në shtëpi Palermon dhe nuk pritet të hasë vështirësi për të marrë fitoren e radhës. Në Spanjë, Atletico dhe Reali do të kërkojnë t’i kundërpërgjigjen Barcelonës. Los Colchoneros kanë një ndeshje shumë më të vështirë në letër pasi luajnë në Ramon Sanchez Pizjuan përballë Sevillas. Reali ndërkohë pret në mbrëmje në Santiago Bernabeu Athletic Bilbaon me një objektiv të vetëm të marrë 3-pikëshin e rradhës.

Në Gjermani Leipzigu synon të vijojë momentin pozitiv me një fitore në shtëpi ndaj Werder Bremen-it, ndërsa Schalkes nuk i lejohet një tjetër hap fals përballë Mainz 05 në Veltins Arena.

Në Francë luhet klasikja mes PSG dhe Olymique Marseille, me Rudi Garcian që do të bëjë debutimin e tij në stolin e OM.

Një superndeshje me aromë titulli që nuk do të mungojë në Supersport luhet edhe në Holandë. Në DeKuip, Feynoordi në superformë që kryeson me pikë të plota pret Ajaxin për të thelluar akoma edhe më shumë diferencën mes tyre në tabelën e klasfikimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat