Ndalet ecuria e mirë e Arsenalit, por kryeson në Ligës Premier

Futboll

Ndalet ecuria e mirë e Arsenalit, por kryeson në Ligës Premier

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 18:10
Shkodran Mustafi

Pas disa fitoreve rresht në Ligën Premier, Arsenali është ndalur me një barazim nga Middlesbrough me rezultat 0-0.

Ishte një ndeshje e balancuar, vendasit kishin dukshëm posedimin e topit, por edhe mysafirët kishin rastet e tyre për gol.

Çdo gjë filloi me një goditje nga distanca të Mohamed Wlnenyt në minutën e dhjetë, ndërsa mysafirët u përgjigjen me raste të shpejta nga Adama Traore dhe Alvaro Negredo.

Arsenali e filloi pjesën e dytë me me një shans nga Alexis Sanchez, por Victor Valdes arriti të mbajë portën e paprekur.

Në këtë takim nga minuta e parë luajti Shkodran Mustafi, i cili u ndëshkua me karton të verdhë gjatë takimit.

Pas këtij barazimi Arsenali ngjitet në pozitën e parë me 20 pikë, një pikë dhe një ndeshje më shumë se Manchester City në vendin e dytë, kurse Middlesbrought në vendin e 17-të me shtatë pikë.

Ndeshja e ardhshme e Topçinjve është ndaj Sunderlandit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat