Amir Abrashi dridh Kombëtaren Shqiptare

Futboll

Amir Abrashi dridh Kombëtaren Shqiptare

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 17:09
Amir Abrashi

Amir Abrashi është detyruar të lëshoi fushën pas vetëm 17 minutave në ndeshjen Freiburg – Augsburg.

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare nuk ka mundur të vazhdojë ndeshjen pas një lëndimi të pësuar.

Ende nuk dihet shkalla e lëndimit që ka pësuar 25 vjeçari, dhe se kur pritet të jetë i gatshëm për rikthim në fushë.

Ky lajm nuk është aspak i mirë për Kombëtaren Shqiptare, që më 12 nëntor pret Izraelin në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat