Gati “fshesa” te Interi, ja kush janë lojtarët që largohen

Futboll

Gati “fshesa” te Interi, ja kush janë lojtarët që largohen

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 22:19
Ilustrim

Pasi shpenzoi mbi 120 milionë euro në merkaton e verës për transferimin e disa lojtarëve, skuadra italiane e Interit, po mendojë edhe të largojë disa lojtarë megjithëse shpenzoi shumë nuk arriti të përfitojë asgjë nga loja e tyre. Në skuadrën zikaltër ka shumë pakënaqësi sipas medieve italiane dhe disa lojtarë tashmë kanë kërkuar largimin.

I pari në listë është Marcelon Bozoviç i cili në verë u kërkua nga shumë skuadra. Kroati këtë vit e ka filluar keq me trajnerin Frank De Boer, ndërsa në ndeshje kundër Southamphton mori edhe karton të kuq.

I dytë në listë është Stevan Jovetiç. Malazezi në fillim erdhi me shumë bujë, ndërsa iu dha edhe numri 10, por ai dështoi të tregoj sa vlen realisht.

I fundit, por jo më pak i rëndësishëm është Geoffrey Kondogbia, i cilësuar nga internistët si “Pogba i ri”, për të cilin u paguan edhe 32 milionë euro. Por lojtari ka dështuar të ambientohet në futbollin italian dhe pritet ti thotë lamtumirë skuadrës në janar.

Pas këtyre shitjeve drejtuesit e Interit presin që të futen përsëri në merkato që të plotësojnë dëshirën e trajnerit për afrimin e ndonjë lojtari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat