Sulmuesi shqiptar që ka shpërthyer me gola në Zvicër

Futboll

Sulmuesi shqiptar që ka shpërthyer me gola në Zvicër

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 21 tetor 2016 Në ora: 17:38
Shkëlqim Demhasaj gjatë një gëzimi me bashkëlojtarë

Futbollistët shqiptarë po dëshmojnë formë të mirë në Superligën dhe Challenge Leaguen (Liga e Dytë) e Zvicrës. Gjatë këtij edicioni ka shpërthyer sulmuesi i talentuar Shkëlqim Demhasaj me prejardhje nga Carrabregu i Deçanit. Sulmuesi shtatlartë (189 cm) po tregohet gjithnjë e më energjikë dhe deri më tash ka realizuar 5 gola në fanellën e         Schaffhausen-it, që garon në Challenge League. 20-vjeçari është shënuesi më i mirë deri më tash në ekip dhe renditet i dyti në listën e përgjithshme të shënuesve, ndërsa Jean Pierre Nsame i FC Servette udhëheq me 7 gola. Demhasaj është i lumtur për golat dhe shpreson të vazhdojë me shënime të tjera. “Momentalisht jam në formë shumë të mirë! Lutem të mos jenë golat e fundit, por të shënojë edhe shumë të tjerë”, tha Demhasaj për gazetën kombëtare “Bota sot”. Schaffhausen nga 11 ndeshje, ka 3 fitore, 1 barazim e 7 humbje, renditet në vend të tetë me 10 pikë. Demhasajn e brengos fati sportiv që iu mungoi në shtatë ndeshjet e fundit. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat