Shkëndija, gati ta fut për fundi ekipin e njohur maqedonas

Futboll

Shkëndija, gati ta fut për fundi ekipin e njohur maqedonas

Nga: Kemajl Goca Më: 21 tetor 2016 Në ora: 12:09
Armend Alimi

Skuadra shqiptare Shkëndija nga Tetova ka mobilizuar të gjitha forcat vetëm për fitoren kundër Vardarit të Shkupit, e cila zhvillohet të dielën në orën 14.30, në kuadër të javës së 11-të të Kampionatit të Maqedonisë. Ky është derbi më i madh i kampionatit, por kuqezinjtë nga Tetova kanë përparësinë e terrenit dhe synojnë t’i revanshohen për humbjen në Shkup me 3:0.  Skuadra kuqezi ka lënë pas kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë dhe tani më gjithë vëmendja është kthyer kah sfida e fundjavës me Vardarin në Tetovë. Fitorja në këtë takim Shkëndijën e nxjerr në vend të parë të renditjes dhe për këtë arsye mesfushori kumanovar Armend Alimi fton publikun në numër sa më të madh të jetë i pranishëm në tribuna. Vardari kryeson renditjen me 22 pikë, por ka një ndeshje më shumë se Shkëndija në vend të dytë me 20 pikë. Në rast të fitores së Shkëndijës, Vardari futet për fundi skuadrës shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat