Veseli mendon për sfidën me Chievon

Futboll

Veseli mendon për sfidën me Chievon

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 10:38
Frederik Veseli

Mbrojtësi i Empolit dhe kombëtares shqiptare, Frederik Veseli, ka dhënë një intervistë për një media lokale në Itali, “Il Tirreno (Edizione Empoli)”, duke folur për debutimin e tij në Serinë A, ambientin që ka gjetur te klubi i Empolit si dhe potencialin e ekipit. Gjithashtu ai ka shprehur krenarinë e tij për kombësinë shqiptare.

Kaluat 4 muaj në pritje për të zgjidhur problemin tuaj me Luganon në mënyrë që të federoheshit…

Periudhë aspak e lehtë. Është e vështirë të stërvitesh duke ditur që nuk mund të luash. Por tashmë për fat të mirë mori fund.

Jeni i kënaqur me debutimin tuaj?

Po, jam i kënaqur. Mund dhe duhet të bëj shumë më shumë, si në fazën mbrojtëse edhe në atë sulmuese, por e konsideroj një pikënisje të mirë.

Ishit i emocionuar?

Ishte gjithçka shumë e bukur. Në një stadium të veçantë dhe kundër një kundërshtari cilësor. Por ishim përgatitur mirë. Shkoi pikërisht ashtu siç e prisnim.

A e dini që te Empoli jemi mësuar me mbrojtës krahu shqiptarë? Me Hysajn…

Po. Një lojtar i madh. Kur erdha këtu më dërgoi një mesazh duke më thënë se isha në vendin e duhur dhe se kisha gjetur jo një klub, por një familje. Kishte të drejtë. Të gjitha më kanë ndihmuar dhe vazhdojnë të më ndihmojnë.

Gjithashtu duhet të të ketë ndihmuar ajo karakteristika që keni të gjithë ju shqiptarët, krenaria…

Më vjen mirë që kjo karakteristikë dallohet edhe nga jashtë. Për ne është diçka normale, ndoshta edhe për faktin sepse jemi një vend i vogël, ose për shkak të historisë sonë. Dhe sigurisht që të ndihesh krenar për rrënjët e tua ndihmon, edhe në futboll.

Po për këtë Empoli a ndiheni krenar?

Po, dhe jo pak. E kuptoj që duke parë renditjen e kampionatit tingëllon disi çuditshëm, por numrat për mendimin tim nuk po tregojnë gjithë të vërtetën për ne. Jemi nëj grup i mirë, një skuadër fantastike, dhe kërkojmë gjithnjë të luajmë një futboll të mirë siç na e kërkon trajneri ynë. Duke vazhduar kështu, do të vijnë edhe frytet e punës.

Ndoshta duke filluar që të dielën…

Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe shumë e rëndësishme. E dimë që duhet të japim diçka më shumë, edhe pse gjithnjë kërkojmë të bëjmë maksimumin, do ta tentojmë sepse duam të rikthehemi te suksesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat