Çfarë nuk e dinte Gjeraj për Azem Ahmetin?

Futboll

Çfarë nuk e dinte Gjeraj për Azem Ahmetin?

Nga: Kemajl Goca Më: 21 tetor 2016 Në ora: 10:32
Robert Gjeraj

Në sport jo rrallë herë ka edhe përplasje të ashpra në mes sportistëve.  Ka shumë mospajtime në rastet e caktuara. Së fundit është një përplasje mes dy futbollistëve të mirënjohur në Kosovë, Isa Eminhazirit të KF Gjilanit dhe Robert Gjerajt të KF Lirisë. Eminhaziri iu është kundërpërgjigjur Gjerajt, por edhe ky i fundit e ka sqaruar situatën se si ka ndodhur ajo në takimin e fundjavës së kaluar.  Gjeraj e pranon që ka gabuar, nuk e ka kthyer topin si Fair-Play-t. “Është fakt që nuk e kam kthyer topin. Besoni se iu kam përbetuar në eshtrat e babës lojtarit, se nuk e kam bërë me qëllim. Nuk e kam ditur që Azem Ahmeti e ka larguar topin jashtë në shenjë Fair-Play-it. Kam menduar se ai e ka humb topin në mënyrë normale. Kështu që e kam marr topin dhe ndërkohë e pash që mu vërsulen lojtarët e Gjilanit. Pas ndeshjes i kam kërkuar falje jo vetëm Azem Ahmetit. Edhe Azem Ahmeti me ka kërkuar falje për debatin e ashpër që patëm në fushë. Ahmeti është ndër lojtarët që e respektoi më së shumti në fushë, së bashku me Valmir Bytyqin, Fisnik Papuqin, por gjithsesi edhe Isa Eminhazirin. Nuk e kam pritur që Isa do të kërcen nga plani i tretë, se ai ka qenë larg ngjarjes. Megjithatë, e kuptoi nervozizmin e tij. Edhe sikur ta kish parë ai ngjarjen nuk u desh të sillet ashtu ndaj meje, se e kam pasur shokë edhe ende e kam shokë. Futbolli është futboll dhe mbetet gjithçka brenda fushës”, thotë Gjeraj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat