Candreva: Fitorja ishte e rëndësishme

Futboll

Candreva: Fitorja ishte e rëndësishme

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 00:22
Antonio Candreva

Interi vuajti ndaj Southamptonit, mirëpo triumfoi me rezultat minimal 1-0.

Autori i golit të vetëm ishte mesfushori italian Antonio Candreva që shënoi në minutën e 67-të.

Pas ndeshjes ish-anëtari i Lazios, ka theksuar se e rëndësishme ishte fitorja ndaj Southamptonit.

“Ishte një ndeshje e vështirë, pasi Southampton kishte lojtar shumë fizik dhe po bëjnë një kampionat të mirë në Ligën Premier. I dëshironim shumë tri pikët dhe i morrëm”.

“Kemi provuar shumë dhe në fund e arritëm golin, por nuk duhet harruar se kemi rrezikuar edhe të barazonim këtë takim”.

“Tani pas kësaj fitore duhet të fokusohemi në kampionat dhe të kthehemi tek fitoret”, deklaroi Candreva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat