Fitore me vuajtje e Interit

Futboll

Fitore me vuajtje e Interit

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 20:54
Antonio Candreva

Pas dy humbjeve radhazi në Ligën e Evropës, Inter ka arritur të shënoi fitoren e parë.

Skuadra milaneze ka mposhtur me rezultat minimal 1-0, ekipin e papërshtatshëm anglez Southampton.

Pjesa e parë ishte më e mirë për mysafirët të cilët kanë mundur të shënojnë duke pasur disa raste të mira.

Ishe Dusan Tadic dhe Jay Rodriguez që lëshuan raste të mira shënimi për skuadrën angleze.

Me rezultatin e barabartë 0-0 përfundoi 45 minutëshi i parë mes Interit dhe Southamptonit.

Me të filluar pjesa e dytë, vendasit u futën në lojë më të motivuar dhe kërkonin me ngulm shënimin e golit.

Kapiteni Mauro Icardi kishte një rast të mirë shënimi, por edhe pse ndodhej në pozitë të mirë goditi mbi portë.

Ishte minuta e 67-të e takimit, kur Davide Santon harkoi bukur në zonë dhe mesfushori ofensivë Antonio Candreva shënoi një gol të bukur për epërsinë e Interit.

Njëherit ky ishte goli i vetëm në këtë sfidë për ‘Neroazzurrët’, të cilët kanë rrezikuar shumë.

10 minuta pas golit të shënuar, mesfushori kroat Marcelo Brozovic u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën në pozitë të vështirë.

Në minutat e fundit të ndeshjes, anglezët kanë rrezikuar shumë, mirëpo Handanovic ishte në formë të mirë.

Edhe pas fitores së shënuar, Inter zë pozitën e fundit në Grupin K me tri pikë të grumbulluara, ndërsa edhe ndeshjen e radhës do të ndeshet me Southamptonin në Angli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat