Eminhaziri thumbon: Kampionati nuk luhet vetëm në Prizren

Futboll

Eminhaziri thumbon: Kampionati nuk luhet vetëm në Prizren

Nga: Kemajl Goca Më: 20 tetor 2016 Në ora: 14:04
Isa Eminhaziri

Futbollisti i Gjilanit, Isa Eminhaziri, është i habitur me deklaratën e kapitenit të KF Lirisë nga Prizreni, Robert Gjeraj.  Eminhaziri i kundërpërgjigjet Gjerajt, duke i thënë se nuk të ka hije si kapiten të veprosh ashtu. Gjeraj ka thënë mes të tjera: “Disa lojtarë të Gjilanit me sjelljet e tyre ia kanë humb imazhin vetes dhe ekipit. Si bie fjala futbollisti Isa Eminhaziri që me sjelljen e tij e ka irrituar publikun, ia ka humbur imazhin vetes dhe Gjilanit”. Eminhaziri ka këtë përgjigje për Gjerajn: “Një gjë nuk më ka pëlqyer te Gjeraj i cili është edhe kapiten e lojtar me përvojë. Një kapiten i ekipit si Gjeraj nuk i ka hije me bërë at gjest. Ishte topi jashtë vijës anësore dhe Gjeraj nuk e ktheu topin nga ne, nuk e respektoj Fair – Play-n dhe gati bie goli. Kjo si ka hije atij si kapiten dhe lojtar me përvojë, sepse ai i di rregullat e futbollit. E dinë edhe ai që se ka mirë!”. “Kampionati nuk luhet vetëm në Prizren. Në Kosovë të gjithë njihemi dhe jemi shokë mes vete. Gjithë këto nervoza bëhen  shkaku i referimit, se jo që lojtarët sillen keq mes vete. Për Gjerajn kam respekt dhe Lirinë. Nëntë xhiro e kaluara çdo ndeshje Gjilani iu është mohuar nga një penallti, le t’i marrin incizimet e t’i shohin dhe të binden.  Në Prizren është referuar penallti e paqenë, këtë e kanë dëshmuar edhe incizimet. Janë faktet. Krejt shkaku i kësaj ka ardhur grindja mes lojtarëve, sepse është vështirë të shkelet djersa e sportistit. Çdo ndeshje është dëmtuar Gjilani, që nga ndeshja me Trepçën ‘89 e deri te Liria. Në tetë xhiro u desh me u referuar nga një penallti për Gjilanin. Se a është kështu, incizimet janë argumenti më i fortë. Edhe vetë analistët e kanë thënë që jemi dëmtuar. Në tetë ndeshje radhazi nuk është referuar nga një penallti, po të ishin referuar, sot do të ishim në krye të renditjes”, tha mesfushor-sulmuesi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat