Inter vendos gjobë të majme për Icardin

Futboll

Inter vendos gjobë të majme për Icardin

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 11:30
Mauro Icardi

Pas humbjes së fundit në shtëpi ndaj Cagliari, marrëdhëniet mes Interit dhe Icardit janë në pikën zero.

Klubi zikaltër ka vendosur që të ndëshkojë me gjobë argjentinasin për marrëdhëniet jo të mira me ultarasit e Interit, shkruan “Calciomercato”.

Por edhe shuma e gjobës është kthyer në një telenovelë të vërtetë pasi lojtari ka konfirmuar se do të paguajë një gjobë prej 9 mijë eurosh ndërsa klubi insiston se gjoba arrin në vlerën prej 100 mijë eurosh.

Për këtë çështje pritet një tjetër reagim i të dy palëve të cilat duket sikur kanë pësuar një krisje të madhe.

Sipas medieve ndërkombëtare shumë klube kanë shprehur interesim për argjentinasin dhe PSG duket të jetë në mesin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat