Ligjet e Montelës, ja cilat janë lëvizjet që zgjuan “Djallin”

Futboll

Ligjet e Montelës, ja cilat janë lëvizjet që zgjuan “Djallin”

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 07:46
Montela

Milani është kthyer përsëri një ekip pretendent dhe pas kësaj kthese drastike fshihen vendimet e trajnerit Montela i cili ka bërë ndryshime thelbësore jo vetëm në lojë, por edhe në jetën e përditshme të klubit kuqezi:

1. Mentaliteti

Montela gjatë javës detyron shpesh ekipin të luajë regbi. Nuk kërkon të gjejë grintën në këtë lojë, por që t’i dhurojë harmoni grupit. Pas sezoneve të fundit zhgënjyese, trajneri i ri në fillim po punon me mentalitetin e lojtarëve. Gjatë javës, ai u tregon në video futbollistëve momente e tyre më të mira, teksa i thotë se “ju e konsideroni veten normalë, por nuk e dini se keni potencial të madh dhe jeni më të mirët”.

2. Kapaciteti për të reaguar

“Jemi aty, në krye”. Këtë fjalë trajneri e thotë shpeshherë gjatë javës, duke i vënë në dukje ekipit se nuk është dorëzuar kurrë, shembulli më i mirë është sfida ndaj Sasuolos. Kuqezinjtë vijnë nga pesë rezultate pozitive dhe deri më tani e kanë menaxhuar presionin siç duhet.

3. Grupi

Milani jeton në izolim. Seancat stërvitore janë “off limits” për gazetarët dhe tifozët. Këtë strategji Montela e ka përzgjedhur për të ribashkuar grupin dhe ta mbrojë atë nga faktorët e jashtëm. Ata që janë treguar të vëmendshëm nuk do t’i ketë shpëtuar fakti që sa herë fiton në këtë sezon, Milani feston i bashkuar me tifozët.

4. Qetësia

Lajmi më i mirë që ka ardhur nga ndeshja Kievo-Milan ka qenë “muri” i krijuar përpara mbrojtjes. Vendasit kanë pasur vetëm një rast shënimi. Lokateli tërhiqej gjithmonë pas kur topin e kishin kundërshtarët dhe kur një “kantier” është i hapur, themelet më të mira hidhen në mbrojtje.

5. Mungesa e merkatos

Muajt e verës ishin të komplikuar për Milanin. Musakio, Ibrahimoviç, Fabregas ishin disa nga emrat më të spikatur, por në fund askush ndër ta nuk i kaloi kangjellat e Milanellos. Mirëpo, Montela nuk u demoralizua, edhe pse “dhuratat” nuk ishin të parezistueshme. Sosa vuan rendimentin fizik, Vanxhoni mbetet një “fantazmë”, ndërsa Gustavo Gomez është rezervë. Palasiç një eksperiment për ndeshje miqësore, ndërsa Mati Fernandez është i dëmtuar. Te ky Milan luan Kuçka, Paleta dhe Baka, të cilët rrezikonin largimin.

6. Moduli 4-3-3

Trajneri kuqezi e përzgjodhi skemën e re që sa mori drejtimin e Milanit dhe vijon me të njëjtin rreshtim në fushë. Formacioni i parë që debutoi në kampionat kundër Torinos është i ngjashëm me atë të fundit ndaj Kievos, pasi 8 nga 11 lojtarët që zbritën në fushë herën e parë ishin të pranishëm edhe në ndeshjen e fundit. Të punosh me të njëjtin grup është më e thjeshtë dhe investimi në shumicën e rasteve paguan.

7. Suso dhe Niang

Duke qëndruar në zgjedhjet e bëra gjatë verës, Milani mund të jetë klubi i parë që futi filozofinë e rokadës në formacion kur drejtohej nga Kapelo, por Montela shkon në një drejtim të kundërt me filozofinë e “Don Fabios”. Tekniku i Milanit zgjodhi qysh në fillim të aktivizonte Niangun dhe Suson nga krahët duke refuzuar të eksperimentonte me Bonaventurën, Lapadulën dhe Luiz Adrianon. Arsyeja? Nuk kanë atë rol. Me dëmtimin e Zapatës, ishtrajneri i Fiorentinës i besoi çelësat e mbrojtjes Paletës dhe intuita nuk e tradhtoi.

8. Të rinjtë

Cilësia në fushë dhe guximi në stol është një miks perfekt. Donaruma është i datëlindjes ’99, Romanjoli ’98, Lokateli ’98 dhe Niang ’94. Të rinj në moshë, por që të gjithë janë përgjigjur në apel. E ardhmja jep shpresë…

9. Mbrojtja me tre

Risia e fundit është rreshtimi me tre lojtarë në mbrojtje kur topi zotërohet nga Milani. Paleta, Romanjoli e De Shiljo qëndrojnë të tërhequr. Nuk përjashtohet mundësia që ky zbulim të bëhet aktualitet për t’i dhënë më shumë hapësira përpara Lokatelit.

10. Fati

Duhet të pranojmë që ekipi është ndihmuar edhe nga fati në disa ndeshje. Pengjet e vetme janë dëmtimi i Montolivos dhe kalendari i vështirë me dy transferta të forta kundër Napolit e Fiorentinës. Ndërsa penalltia e humbur nga Belolit në minutën e fundit të Milan-Torino (3-2) dhe tri pikët e marra kundër Sasuolos kanë vlerësuar Milanin përtej meritave që ka pasur, përtej penalltisë bujare të dhënë nga Guida dhe që i ka hapur rrugë përmbysjes epike të kuqezinjve. Josip Iliçiç, i cili nuk ka gabuar asnjëherë vitin e kaluar nga pika e bardhë, ka goditur shtyllën në FiorentinaMilan. Penalltia e parë e gabuar nga nëntë të ekzekutuara që kur luan në Serinë A.

11. Dieta

Ushqimi ka qenë shqetësimi i parë i trajnerit kur mori në dorë Milanin. Montela kontrollon dietën dhe i shërben ekipit vetëm menynë që ka ndjekur ai vetë kur luante futboll.

12. Fikja e celularëve

Një kusht që askush nuk duhet të mos e zbatojë lidhet me përdorimin e rrjeteve sociale. Lojtarët e kanë të pamundur të postojnë sekuenca nga stërvitja, të komentojnë nëpër profilet e tyre sociale dhe të postojnë foto duke u argëtuar. Trajneri është “tradicional” dhe kërkon gjithmonë nga grupi tij të “qëndrojë me këmbë” në tokë. 1

3. Respekti ndaj trajnerit

“Aeroplani” ka ditur qysh në fillim t’i imponojnë respektin grupit. Ai kërkon maksimumin nga lojtarët në stërvitje dhe nuk e “kafshon gjuhën” sa herë i duhet të kritikojë. Ndonjëherë mjafton vetëm një vështrim për t’i dhënë një mësim të mirë atij që nuk e ka kuptuar “leksionin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat