Një lajm i madh nga FIFA për Kosovën

Futboll

Një lajm i madh nga FIFA për Kosovën

Nga: Kemajl Goca Më: 19 tetor 2016 Në ora: 16:53
Pamje e muzeut

Asociacioni më i lart i futbollit botëror, FIFA, njofton se nesër në muzeun e saj do të paraqiten fanellat e kombëtares së Kosovës. Ky është një lajm i madh për gjithë sportin e Kosovës në fakt për Federatën e Futbollit të Kosovës e cila është si federatë e 55-të e këtij asociacioni.  Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm i FFK-së do të jetë nesër (në orën 14.00) në Zurich së bashku me Flamur Bunjakun. “Në muzeun e FIFA-s, si federatë e 55-të e pranuar, do t’i dërgojmë fanellat e kombëtares së Kosovës me të cilën do të paraqitemi në arenën ndërkombëtare.  Unë do të jem aty së bashku me anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Flamur Bunjakun, ndërsa të premten do të jemi edhe në shortin e futsallit dhe kemi edhe takime tjera që janë bërë rutinë”, thotë Salihu për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Në këtë prezantim të fanellave të Kosovës, FIFA ka ftuar edhe gazetën kombëtare “Bota sot” që të jenë të pranishëm në përcjelljen e kësaj ngjarje shumë të rëndësishme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat