Zyrtare: Modric me Realin deri më 2020

Futboll

Zyrtare: Modric me Realin deri më 2020

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 16:44
Luka Modric

Luka Modric është shumë i lumtur me vazhdimin e kontratës me Real Madridin

Mesfushori kroat, Luka Modric sot ka nënshkruar kontratë të re me Real Madridin, e cila do ta mbaj në Santiago Bernabeu deri në vitin 2020.

Ai pas nënshkrimit të kontratës tha se është shumë i lumtur që do të vazhdojë të luaj në ekipin më të mirë në botë.

“Kjo është një ditë shumë speciale për mua. Jam shumë i lumtur, i emocionuar se kam rinovuar kontratën me Real Madridin, me klubin më të mirë në botë”, tha Modric gjatë konferencës për media.

“Ju premtoj se do të vazhdoj të punoj edhe më shumë për të arritur më shumë tituj. Shpresoj se do të fitojmë shumë më shumë në të ardhmen”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat