De Boer flet për të ardhmen e tij

Futboll

De Boer flet për të ardhmen e tij

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 15:54
Frank De Boer

Trajneri holandez, Frank De Boer nuk po përjeton një periudhë të lehtë në stolin e Interit pasi për shkak të mungesës së rezultateve është përfolur një shkarkim i mundshëm.

Te enjten De Boer e pret përballja e rradhës kundër Southamptonit e vlefshme për fazën e grupeve të Europa Leagues, shkruan “Calciomercato”.

“Kur nuk fitohet është gjithmonë e vështirë, ashtu si e gjithë skuadra edhe unë dua të fitoj. Rezultatet ndaj Romës dhe Cagliarit ishin negative, duhet të përmirësohemi shumë në këtë aspekt sepse humbjen e fundit nuk duhet ta kishim pësuar. Kemi treguar se jemi një skuadër e mirë por duhet të përmirësohemi. E dimë të gjithë që duhet të ndryshojmë marsh sepse në futboll nëse nuk ke shumë kohë dhe ndryshimet duhet të ndodhin shpejtë. E di që rezultatet që kemi regjistruar gjatë kësaj periudhe kanë qenë negative por mendoj se është vetëm çështje kohe”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat