Drita me trajner të ri

Futboll

Drita me trajner të ri

Nga: Kemajl Goca Më: 19 tetor 2016 Në ora: 12:30
Ismet Munishi prezantohet trajner i ri

Pas largimit të Amir Alagiç nga posti i trajnerit të Dritës nga Gjilani, në vend të tij emërohet Ismet Munishi, ish-futbollist i mirënjohur, por si trajner i suksesshëm, pasi që para pak viteve nën drejtimin e tij Llamkos Kosova nga Vushtrria qe shpallur kampion i Kosovës. Drita është në situate të vështirë të rezultateve e cila renditet në vend të fundit (i 12-ti) me vetëm 4 pikë të mbledhura. Ardhja e Munishit si trajner i ri ka gëzuar jashtëzakonisht edhe tifozët ‘Intelektualët’ të cilët shpresojnë se tani Drita do të këndellet dhe rikthehet në binarë të rezultateve. Në fakt, Drita nga nëntë javë ka vetëm një fitore e një barazim, dhe regjistron 7 humbje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat