Rexhepi: Pikët nuk janë aspak reale

Futboll

Rexhepi: Pikët nuk janë aspak reale

Nga: Kemajl Goca Më: 19 tetor 2016 Në ora: 12:18
Leutrim Rexhepi

Rezultatet e nëntë javëve të para janë dëshpëruese për Ferizajn. Në nëntë ndeshje kanë vetëm një fitore, dy barazime dhe gjashtë humbje, duke u renditur në vend të 9-të me 5 pikë të mbledhura.  Ferizajasit shpresojnë se në javët e ardhshme do t’i rikthehen fitoreve dhe gradualisht të përmirësojnë edhe bilancin. Në dy javët e fundit barazuan, si vendas 2:2 me Trepçën, ndërsa si mysafir 0:0 me Dritën. Që nga java e parë vuajnë për fitore, kur e mposhtën me rezultat 4:0 Hajvalinë. Portieri i Ferizajt, Leutrim Rexhepi, shpreson se gradualisht do të këndellen dhe do të ngjiten sa më lartë në renditjen e elitës së futbollit. “Normal se kemi kaluar pak krizën e rezultateve që e kemi pasur. Besoj se që këndellemi dhe do të vazhdojmë me serinë e rezultateve të mira”, tha Rexhepi për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Ferizaj importoi një pikë nga Gjilani, a ishte sikur fitore? “Jo, se kemi pas raste të mira për me dënuar kundërshtarin. Kemi mundur me u kthye edhe me tri pikë”, tha Rexhepi, i cili mbrojti edhe penalltinë, duke qenë më i merituari për pikën e fituar. “Ndihem mirë që kam pritur penalltinë, sepse me jep vetëbesim dhe me vazhduar me punuar ende më shumë për këtë edicion. Për këtë edicion është e para penallti që kam pritur”, ka thënë ai. Në fundjavë Ferizaj do të takohet me Llapin, a besoni se pas nëntë jave do t’i ktheheni fitoreve?

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat