Pepe jep një lajm të madh për Realin

Futboll

Pepe jep një lajm të madh për Realin

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 11:15
Pepe

Mbrojtësi portugez, Pepe ka dhënë një lajm të madh për të gjithë tifozët e Real Madridit pasi ka konfirmuar se dëshiron të rinovojë kontratën për të mbyllur karrierën në “Santiago Bernabeu”.

Portugezi është shprehur i lumtur që është pjesë e ‘Los Blancos’ për të cilët ka kërkesë që t’i rinovojnë kontratën, shkruan “Goal”.

"Unë shpresoj se klubi do të më ftojë dhe ta zgjidhim situatën e kontratës. Unë jam i qetë, njerëzit në klub e dinë se kjo është shtëpia ime. Unë tashmë e kam thënë se pres që të jem me Madridin deri në sekondën e fundit të karrierës sime. Qëllimi im është të përfundo karrierën këtu ", ka deklaruar Pepe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat