Shkarkohet De Boer? Interi gjen zëvendësuesin

Futboll

Shkarkohet De Boer? Interi gjen zëvendësuesin

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 09:35
Frank de Boer

Pas rezultateve shumë të dobëta në krye të Interit, trajneri holandez Frank de Boer është në prag të shkarkimit, ku shpresa e fundit është ndeshja në Europa League përballë Southamptonit.

Sipas burimeve të medieve italiane, drejtues të zikaltërve nuk kanë besim dhe menjëherë kanë gjetur zëvendësuesin e Frank de Boer, bëhet fjalë për strategu francez, Rudi Garcia, i cili më herët ka drejtuar Romën.

Sipas “Corriere dello Sport” Interi i ka dhënë mundësinë e fundit trajnerit holandez ndërsa pas ditës së enjte pritet të vendoset edhe e ardhmja përfundimtare e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat