Inter, Icardi gjobitet por mbetet kapiten

Futboll

Inter, Icardi gjobitet por mbetet kapiten

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 21:10
Icardi

Icardi mbetet kapiten, por do të ketë një gjobë të rëndë. Janë këto vendimet e Interit, të lajmëruara nëpërmjet një komunikate me anë të së cilës klubi zikaltër shpreson të mbyllë cështjen që lindi në vigjilje dhe gjatë Inter-Cagliari. Tifozët i ëkrkuan Icardit të linte shiritin e kapitenit, pas frazave të papërshtatshme të tij në drejtim të tifozëve të Inter në një autobiografi të futbollistit të publikuar ditët e fundit. Në komunikatën e Interit shkruhet, “F.C. Internazionale pas takimit  mes drejtuesve dhe Mauro Icardit, komunikon se për kapitenin zikaltër do të aplikohet ndëshkimi i parashikuar për thyerjen e rregullores së brendshme të klubit, të nënshkruar nga cdo futbollist”. Në faqen zyrtare të Interit erdhën dhe fjalët e sulmuesit argjentinas që shprehet. ” Këto dy ditë kam përjetuar një periudhë të trishtë të historisë sime zikaltër, Por në një familje, pasi më kanë mësuar gjithmonë se Interi është një familje e madhe, momentet e vështira apo keqkuptimet mund të ndodhin. Gjithcka lind nga një faqe e librit tim që  me shumë mundësi është hedhur duke i besuar instiktit, një faqe ku disa tone janë të papërshtatshme dhe më vjen vërtetë keq që në mës të kësaj janë pikërisht tifozët e Interit. Kjo ka fyer shumë njerëz, dhe dua shumë që gjërat të kthehen në vendin e tyre, ndaj kërkoj falje dhe do të dimpenjohen që këto të faqe të mos jenë më autobigrafi në mënyrë që askush të mos i ndihet i ofenduyar apo i tradhëtuiar. Fola më drejtueesit dhe të gjithë kemi të nëjjtin objektiv të mirën e Interit, pasi asgjë nuk është me e madhe se Interi, ndaj dhe kam pranuar cdo vendim të klubit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat