‘Isha pranë largimit nga futbolli në vitin 2014’

Futboll

‘Isha pranë largimit nga futbolli në vitin 2014’

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 19:53
Pique

Gerard Pique tregon se ishte afër pensionimit nga futbolli në përfundim të stinorit 2013/14.

Qendërmbrojtësi spanjoll nuk ka mundur t’i durojë dështimet e njëpasnjëshme të Barcelonës në atë stinor, ku fillimisht ishte eliminuar nga Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve, kishte pësuar disfatë në finale të Kupës së Mbretit nga Real Madridi dhe e kishte humbur titullin e La Ligas në xhiron e fundit përsëri nga Atletico.

Ai tregon se i kishte humbur pasioni për futbollin, por ardhja e Luis Enriques i ka ndryshuar gjërat te Barcelona.

“Motivimi është gjithçka. Isha afër largimit nga kombëtarja, Barcelona dhe në tërësi nga futbolli. Kam fituar mjaftueshëm para për të jetuar këtë jetë. Pas Botërorit të vitit 2014, nuk kisha më pasion”.

“Kam folur me disa trajnerë dhe ata më kanë bindur që të vazhdoja. Ndoshta ka ndikuar edhe fakti që kam fituar gjithçka në një moshë të re”.

“Më pas u hapën zërat se do të vinte Luis Enrique, i cili do të sillte një frymë të re, duke u munduar që të na kthente në njërin prej ekipeve më të mira në botë. Doja të isha pjesë e kësaj skuadre dhe tani jam në majë të karrierës dhe po kënaqem në çdo moment”, ka deklaruar 29-vjeçari.

Pique gjithashtu ka pohuar edhe njëherë se me të përfunduar Botërori ‘Rusi 2018’, do të largohet nga kombëtarja e Spanjës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat