Futbollisti nga Kosova: Fejesa ime, në ndërtesën 124 katëshe

Futboll

Futbollisti nga Kosova: Fejesa ime, në ndërtesën 124 katëshe

Nga: Kemajl Goca Më: 18 tetor 2016 Në ora: 16:02
Arben Zeqiri me princeshën e tij

Ish-futbollisti i mirënjohur nga Gjilani, Arben Zeqiri, ka vendosur për princeshën e tij! Gazeta kombëtare “Bota sot”, zbulon edhe një lajm interesant, se Arbeni me Norën planifikon fejesën ta bëjë në ndërtesën më të lartë në Botë në Burj Khalifa . “Zemrën ma mori Nora Hyseni nga Gjilani. Lidhjen e kemi bërë zyrtare dhe gjatë këtyre ditëve edhe fejesën do ta bëjmë në Dubai në vendin ku jetoj e punoj unë. Pikërisht në ndërtesën 124 katëshe”, tregon Zeqiri i cili tash është trajner fitnessi në gardën presidenciale të Emirateve Arabe në një Kamp ushtarak në Dubai dhe poashtu me një përvojë mbi 10 vite profesor në gjimnazin në Gjilan, ndër vite po ashtu ishte edhe futbollisti ndër më të mirët në Kosovë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat