Ja me sa mijëra franga mund të dënohet Kosova nga FIFA

Futboll

Ja me sa mijëra franga mund të dënohet Kosova nga FIFA

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 19:48
Pamje nga një ndeshje

Federata e Futbollit të Kosovës ka pranuar këtë të hënë një letër nga FIFA, e cila nuk përmban lajm të mirë.

Sekretari i Përgjithshëm, Eroll Salihu e ka konfirmuar hapjen e procedurave disiplinore kundër FFK, për ndeshjen me Kroacinë që u zhvillua në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Krejt kjo thuhet në letrën e dërguar për lëshimet që janë bërë në organizmin e kësaj ndeshjeje.

E dënimi sillet të jetë nga 30 mijë në 40 mijë franga zvicerane. Sekretari i Federatës së Futbollit shtoi se fillimisht duhet pritur vendimi i komisionit disiplinor të FIFA-së.

Ndërsa më pas Kosova kanë edhe të drejtën e ankesës, njofton Klan Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat