Teuta “merr frymë”, kalon Luftëtarin 2-0

Futboll

Teuta “merr frymë”, kalon Luftëtarin 2-0

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 19:00
Teuta

Fitorja e parë për Teutën në kampionat vjen në momentin e duhur për ekipin durrsak. Në sfidën direkte për mbijetesë kundër Luftëtarit, “Djemtë e Detit” u treguan cinikë për të siguruar suksesin 2-0 që rikthen qetësinë pas startit të dobët të sezonit. Dy gola te shenuar  nga ekipi bregdetar ne cdo pjese mjaftuan qe Teuta te arrinte fitoren në “Niko Dovana” gjatë një 90 minutëshi ku gjirokastritët gabuan shumë në finalizime. Luftëtari vuri menjëherë në vështirësi Teutën pasi që në minutën e 3, Dejvi Bregu u shkëput në mënyrë perfekte dhe pas shmangjes që i bëri Moçkës, u vonua në finalizim pasi Shkalla arriti të largonte topin që po shkonte drejt portës. Sërish Luftëtari 120 sekonda më pas dhe sërish Bregu me një goditje që tronditi tranversën, ndërsa në të 14-ëm, Reginaldo i vetëm përballë Moçkës, u bllokua saktësisht nga portieri i skuadrës durrsake. Reginaldo rrezikoi sërish në të 19-ën, por goditja e tij me kokë ishte e pasaktë. Në momentin më të keq, Teuta arriti të reagonte duke shënuar një gol me Bengal që pas një krosimi nga e djathta, finalizoi saktësisht me kokë.

Teuta fitoi oksigjen dhe arriti të rriste nivelin e lojës pasi në të 29-ën, Gripshi sërish nga e djathta tentoi të harkonte një top në zonë por pas trajektores së çuditshme, topi preku tranversën e Mirakës.

Me kalimin e minutave ritmi ra dhe ishte Teuta që në të 60-ën rrezikoi sërish me të përhershmin Bengal, ndërsa Luftëtari replikoi 7 minuta më pas me Abazajn, i cili u ndal sërish nga Miraka. Pavarësisht epërsisë territoriale, Luftëtari e humbi freskinë e minutave të para, ndërsa vendasit arritën të ndëshkonin bluzinjtë me një tjetër gol në minutën e 82-të.
Me këtë fitore, Teuta ngjitet në kuotën e 5 pikëve, ndërsa Luftëtari renditet në vendin e 6 me 7 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat