Guardiola: Barcelona është e veçantë

Futboll

Guardiola: Barcelona është e veçantë

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 17:22
Pep Guardiola

Pep Guardiola, trajner i Manchester Cityt, nuk do ta ketë lehtë të mërkurën në mbrëmje, sepse do të luajë ndaj ish skuadrës së tij, Barcelonës, me të cilën fitoi shumë trofe.  Barcelona do ta pret Manchester Cityn, në ndeshjen e xhiros së tretë të Champions League në futboll. “Barcelona është e veçantë për mënyrën sesi luan. Një makinë e vërtetë me tre sulmues fantastikë që aplikojnë edhe kundërsulme shumë të shpejta. Nëse fituan 4:0 këtë radhë është se e kërkuan këtë rezultat dhe e merituan. Mendoj se çdo kampionat ka karakteristikat e tij, por diferencën në fund e bëjnë kualitetet. Skuadrat spanjolle prej 10 vitesh fitojnë kompeticione evropiane ose arrijnë në finalet e tyre dhe kjo sepse kanë në përbërje futbollistë të shkëlqyer”, thotë Guardiola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat