Neymar te Inter? Barcelona jep përgjigje zyrtare

Futboll

Neymar te Inter? Barcelona jep përgjigje zyrtare

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 16:45
Neymar

Ditën e sotme mediat e ndryshme ndërkombëtare kanë shkruar për një interesim të Interit në drejtim të Neymar por i menjëhershëm ka qenë reagimi i klubit katalanas.

Ditën e sotme klubi i Barcelonës ka njoftuar se të premten braziliani zyrtarisht do të rinovojë deri në vitin 2021, shkruan “Goal”.

Pas hedhjes së firmës te kontrata e re, braziliani do të përfitojë një shumë rekord e cila përllogaritet në 25 milionë sterlina në sezon.

Ndërsa klauzola e lirimit do të vendoset në një shifër prej 200 milionë eurosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat