Ndërroi jetë njeriu që i dha shumë futbollit të Kosovës

Futboll

Ndërroi jetë njeriu që i dha shumë futbollit të Kosovës

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 15:13
Logo FFK

Ka ndërruar jetë Shefshet Bajrami, njeriu që i dha shumë futbollit të Kosovës, që nga pavarësimi i tij. “E nderuara familje e Shefshet Bajramit! Lajmi për vdekjen e Shefshet Bajrami, na ka pikëlluar të gjithëve, ndaj me lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve, futbollistëve e futbolldashësve të Kosovës të Ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta me rastin e vdekjes së familjarit tuaj.  Kontributi i Shefshetit ishte i çmueshëm, në pavarësimin e futbollit të Kosovës e sidomos në Shoqatën e Gjyqtarëve dhe ndarjen e drejtësisë kudo në fushat e futbollit duke u bërë ballë dhunës së okupatorit. Në këto momente të dhembjes tuaj jemi pranë jush që të përballoni më lehtë dhembjen për më të dashurin tuaj”, thuhet në telegramin e Fadil Vokrrit, kryetar i FFK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat