Zyrtare: Dortmund shet Aubameyang te Reali

Futboll

Zyrtare: Dortmund shet Aubameyang te Reali

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 14:01
Pierre-Emeric Aubameyang

Shefi ekzekutiv i Dortmundit, Joakim Watzke ka konfirmuar zyrtarisht se klubi gjerman është i hapur të bisedojë me Real Madridin për të shitur sulmuesin, Pierre-Emeric Aubameyang.

Watzke theksoi se nëse drejtues të “Los Blancos” do të bëjnë ofertën e duhur atëherë sulmuesi 27-vjeçar do të transferohet pa problem në “Santiago Bernabeu”, shkruan ESPN.

“Nëse Reali do të vije te ne për Aubameyang, jemi të hapur për të biseduar, por nuk do të të jetë e lehtë. Dëshirojmë që ai të qëndrojë me ne.  Ndryshe nga disa lojtarë të tjerë që janë larguar së fundmi nga Borussia, ai ka kontratë deri në vitin 2020. Kam përshtypjen se edhe ai vetë nuk do dëshirojë të largohet nga Gjermania”, shprehet Watzke.

Por pavarësisht kësaj deklarate FIFA më parë ka pezulluar merkaton e Real Madridit deri në verën e vitit 2017 për shkak të parregullsive me kontratat e minoreneve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat