Interi jep lajmin e hidhur për Icardin

Futboll

Interi jep lajmin e hidhur për Icardin

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 12:53
Mauro Icardi

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka kërkuar urgjentisht që të zgjidhet çështja e Mauro Icardit, ku pritet t’i merret shiriti i kapitenit pas situatës së krijuar me tifozët.

Ausilio është pajtuar me deklaratat e zëvendës presidentit Javier Zanetti, i cili tha se tifozët janë para gjithçkaje, dhe se do të shqyrtohet mundësia e heqjes së shiritit të kapitenit.

“I gjithë klubi pajtohet me ato që tha Zanetti”, tha fillimisht Ausilio.

“Nuk mendoj se pamë më të mirën e Icardit në këtë ndeshje. Nuk është e lehtë që të menaxhosh një presion të tillë. Situata e tij duhet të zgjidhet sa më parë”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat