Llumnica: Mund hysh me armë në krahë në stadiumet e Kosovës!

Futboll

Llumnica: Mund hysh me armë në krahë në stadiumet e Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 tetor 2016 Në ora: 11:12
Ardian Llumnica

Të gjithë duhet të mendojmë për mbarëvajtje sa më të mirë të garave. Të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm kur shkojmë në stadium dhe mos të sillemi sikur rrugaç, sepse jemi në llupën e UEFA-s dhe FIFA-s, dhe çdo budallaqe që bëjnë mund të na faturohet shumë shtrenjtë! Dhe ndërprerja e ndeshjes në mes Llapit dhe Feronikelit, është shumë neveritëse dhe kjo ndërprerje nuk ndodhi me fajin e futbollistëve apo drejtuesve të klubeve, por thjeshtë të një shikuesit të pandërgjegjshëm, që gjuajti me guri gjyqtarin duke e qëlluar në këmbë. Viktimë e këtij gurit qe gjyqtari anësor Erduan Baliqi! Ndeshja u ndërpre në minutën e 63-të dhe i qiti hije të keqet futbollit tonë që deri dje e duartrokitëm për korrektësi maksimale! Ish-ndihmstrajneri i Llapit nga Podujeva, Ardian Llumnica, paksa ka humbur nervat  nga kjo ndërprerje e ndeshjes, sepse i vjen shumë keq që ndodhi në Merdarë. Ai në një postim të tij në facebook shkruan kështu: “Ajo që i ndodhi FC Llapit mund ti ndodh secilit klub nesër. Shumicën e stadiumeve i kemi pa "KAMGJIK", hyn e del kush don, dhe jo vetëm që ka gur e tulla aty, por mund të hysh me armë në krah e s’të ndalë askush. "Në shtëpi pa derë hyn e del gjithçka dhe çdo kush ".

Thjesht: i ka dek nana stadiumeve rreth e rrotull me ara e livadhe, duhet me ditë ku hyhet e ku dilet.
I ka dek nana tribunave me 'skele' e me dërrasa”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat