Milani arrin fitore, është i treti

Futboll

Milani arrin fitore, është i treti

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 22:51
Milani

Milani ka regjistruar fitore prej 3-1 kundër Chievos në ndeshjen e javës së tetë në Serie A që u zhvillua në Stadio Marc’Antonio Bentegodi.

Skuadra nikoqire luajti mirë në pjesën e parë dhe krijoi disa gjysmëraste, mirëpo u ndëshkua në fund të fraksionit të parë nga Rossonerët.

Juraj Kucka e realizoi golin e vetëm në 45 minutat e para me një goditje nga largësia (45’+1).

Me të filluar gjysma e dytë, skuadra mysafire e dyfishoi epërsinë (46’). M’Baye Niang realizoi pas asistimit nga Bonaventura.

Pas disa tentativave për të shënuar, nikoqirët e gjetën rrjetën. Valter Birsa dërgoi një goditje të pandalshme nga gjuajtja e lirë (76’).

Mirëpo, inkuadrimi i Carlos Baccas u shoqërua edhe me golin e tretë, të cilin e shënoi mbrojtësi vendas, Dario Dainelli (90’+4).

Me këtë fitore, Milani pozicionohet në vend të tretë në tabelë me pikë të barabarta me Romën që është një pozitë më lart. Juventusi është katër pikë larg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat