Tirana e nis me dasmë dhe mbyll me fitore ndaj Skënderbeut

Futboll

Tirana e nis me dasmë dhe mbyll me fitore ndaj Skënderbeut

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 19:27
Tirana -Skënderbeu

Tirana e nisur me dasmë dhe e ka kthyer në festë ndeshjen ndaj Skënderbeut në “Selman Stërmasi”. Bardheblutë kanë mposhtur Skënderbeun me rezultatin 2-1 duke ia zbukuruar kështu ditën e dasmës, mbrojtësi Gentian Muça që  në një nur të lartë të ftuarish dhe miqsh do të djeg shaminë e beqarit.

Tirana kaloi shumë shpejt në avantazh ndaj korçareve që në minutën e 17 të pjesës së parë me anë të kongelozit, Mervile, që gjuajti nga ashtë zone dhe topi përfundoi në rrjetë. 

Ndeshja në pjesë e parë kishte një ritëm të lartë loje dhe atmosferë të ngrohtë nga ana e tifozëve të shumtë bardheblu.  Sapo ka nisur pjesa e dytë Tirana ka shënuar dhe golin e dytë në minutën e 47 me kongolezin tjetër Moise.

Me avantazhin dy golave Tirana ka menduar se po hipotekonte fitoren  dytë por në minutën e 82’ pas një aksion brenda në zonë Liridon Latifi ka shënuar për Skënderbeun duke i kërcënuar fitoren Tiranës deri në minutat e fundit të lojës.

Ekipi i Dajës ka shfaqur disa pasiguri dhe ka lënë hapësira në mbrojtje çka mund ti rrezikonin fitoren. Pas kësaj fitore të dytë radhazi, Tirana rendit në vendin e tytë me 13 pikë po aq sa Kukësi.

Skënderbeu pas 7 javës ka pësuar humbjen e parë por ndodhet në vendin e parë me 18 pikë që i ka marr në 6 fitore radhazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat