Tifozët e Interit - Icardit: Ti nuk je njeri, nuk je kapiten

Futboll

Tifozët e Interit - Icardit: Ti nuk je njeri, nuk je kapiten

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 18:16
Fansat e Interit

Tifozët e Interit nuk e kanë përtypur dot humbjen që morën sot ndaj Cagliarin.

Të gjithë inatin kësaj humbje ata e kanë pasur me kapitenin skuadër së tyre, Mauro Icardi që në këtë ndeshje ka humbur një penallti.

“Ti nuk je njeri, ti nuk je kapiten. Ti je një copë m..i”, shkruante në pankartën në ‘Giuseppe Meazza’ gjatë ndeshjes me Cagliarin.

Kapiteni Icardi përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se asnjëherë nuk ka tentuar t’i fyejë tifozët.

“Jam i habitur dhe i zhgënjyer, Thjesht ofrova një përmbledhje të një incidenti. Edhe po të kisha qenë i tëri pa tru, nuk do të rrezikoja t’i ofendoja tifozët”, ka shkruar Icardi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat