Rexhepi mbrojti penalltinë, Ferizaj importon pikë! Trepça nuk di për fitore

Futboll

Rexhepi mbrojti penalltinë, Ferizaj importon pikë! Trepça nuk di për fitore

Nga: Kemajl Goca Më: 16 tetor 2016 Në ora: 16:11
Leutrim Rexhepi

Drita nga Gjilani po kalon nëpër një krizë të madhe të lojës dhe të rezultateve, ndërsa Ferizaj kthehet me një pikë të madhe. Drita para shikuesve të vet nuk arriti më shumë se një barazim 0:0 me Ferizajn.  Të dyja ekipet treguan lojë të mirë sidomos vendasit patën iniciativë, por sulmuesit nuk u treguan të shkathtë. Më i merituari për pikën e Ferizajt është portieri Leutrim Rexhepi i cili në minutën e 66-të ka pritur penalltinë e Kukajt.

Trepça nga Mitrovica ka plotë 9 javë që nuk di çfarë është fitorja. Mitrovicasit si duket janë bërë të specializuar për barazime. Ata nga nëntë ndeshje kanë pesë barazime e katër humbje, ndërsa kësaj radhe u ndanë baras 0:0 me Drenicën nga Skenderaj, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Ferizaj renditet në vend të nëntë me 5 pikë, kurse Trepça renditet i dhjeti, Hajvalia e 11-ta me nga 5 pikë dhe Drita e fundit me vetëm 4 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat