Super talenti i Juves mund të hyjë në histori, ja pse

Futboll

Super talenti i Juves mund të hyjë në histori, ja pse

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 12:35
Moise Bioty Kean

Mund të bëhet futbollisti i parë që debuton në shekullin e ri në Serinë A. Moise Bioty Kean, sulmues 16 vjeçar i bardhezinjve është përfshirë për ndeshjen e sotme ndaj Udinezes. 

Ai ka nënshtetësi italiane, por lindur nga prindër me origjinë afrikane dhe ka karakteristika të ngjashme me Mario Balotellin.

"Është një djalë i zoti, i cili mund të përmirësohet edhe më shumë. Ka kualitet të madh" është shprehur dje Allegri në konferencë për shtyp.

Kean do të jetë sot në bankinë me numrin 34, ndërkohë që me skuadrën e të rinjve ai ka shënuar në të gjitha ndeshjet që është aktivizuar. Jo keq për një 16-vjeçar, i cili po i djeg në kohë rekord etapat e karrierës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat