Prishtina beson se do t’ia merr kreun ’89-shit

Futboll

Prishtina beson se do t’ia merr kreun ’89-shit

Nga: Kemajl Goca Më: 14 tetor 2016 Në ora: 19:06
Liridon Kukaj në veprim

Java e nëntë e elitës së futbollit pa dyshim se do të sjellë edhe emocionet e saja, për faktin se disa skuadra synojnë t’i kthehen fitoreve, disa prej tyre të vazhdojnë zinxhirin e rezultateve të lakmueshme. Sfida në mes ekipit me renome Prishtina dhe Trepçës ’89 nga Mitrovica, zgjon kureshtjen e dashamirëve më të flaktë të kësaj loje, për faktin se si njëra palë po ashtu edhe tjetra, po dhurojnë futboll të bukur. Prishtina do të futet me misionin që të vazhdojnë me pamposhtmërinë (tetë javë pa humbje, 6 fitore e 2 barazime), njëkohësisht duke kërkuar tri pikë, ndërsa Trepça ’89 ka pesë fitore radhazi, e cila mbetet me shpresë se do të vazhdojnë me serinë fantastike. Ndeshja mes këtyre rivalëve të vjetër do të zhvillohet të dielën (në orën 14.00) në stadiumin ‘Agron Rama’ në Kastriot. Mitrovicasit janë në krye të renditjes me 21 pikë, një më shumë se Prishtina që mban vendin e dytë. Bardhekaltrit premtojnë lojë të hapur dhe fitore që të rikthehen në krye të renditjes, kurse ’89-shi shpreson të ruajë pozitën e parë! Futbollisti i Prishtinës, Liridon Kukaj, shprehet për gazetën kombëtare “Bota sot” se janë mirë të përgatitur dhe asgjë tjetër nuk e kënaq përveç fitorja. “Është një derbi i mirë në kohën e duhur të kampionatit tonë për t’i kthyer shikuesit në ndeshjet tona....

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat