Tronditet pozita e Antonio Conte te Chelsea

Futboll

Tronditet pozita e Antonio Conte te Chelsea

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 19:03
Antonio Conte

Rezultatet e dobëta të arritura në këtë fillim kampionati nuk favorizojnë Antonio Conte. Në Angli bookmaker ulën koefiçentin për shkarkimin e Conte nga drejtuesit e Chelsea, një shenjë që ai është në rrezik.

Gjithçka ndodh në prag të ndeshjes me Leicester dhe në 7 javë ka grumbulluar 13 pikë. humbjet me rivalë si Arsenal dhe Liverpool vështirësuan situatën e italianit.

“Është e vështirë të flitet për këtë, pasi jam i përqerndruar te puna ime me ekipin. Kam një marrëdhënie të mirë me drejtuesit. Unë i marr këto fjalë me buzëqeshje”, tha Conte në konferencën për mediat.

Chelsea renditet i shtati dhe për momentin është jashtë zonës së kupave të Europës. Antonio Conte mbërriti këtë sezon te Chelsea duke firmosur për 3 vite. Qëllimi i tij është të arrijë të njëjtat suksese si në Itali, me pak fjalë fitimin e trofeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat