Ky është sekreti i sukseseve të MSN

Futboll

Ky është sekreti i sukseseve të MSN

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 18:56
Ilustrim

Neymar ka treguar se si treshja e sulmit të Barcelonës ka harmoni mes vete.

Treshja nga Amerika latine ka qenë e pandalshme që prej vitit 2014, ku kanë udhëhequr Barcelonën drejt sukseseve të mëdha, duke fituar dy herë La Ligën dhe njëherë Ligën e Kampionëve.

Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar janë një makineri golash dhe mbi të gjitha janë të gatshëm të ofrojnë spektakël pothuajse në çdo ndeshje.

Sipas yllit brazilian, sekreti i këtyre sukseseve vjen nga miqësia e mirë që ata kanë mes vete, jo vetëm në fushë por edhe jashtë futbollit, transmeton KosovaPress.

“Kemi një miqësi të sinqertë dhe ky është sekreti i sukseseve tona si treshe e sulmit”, ka shpjeguar Neymar para tifozëve, një ngjarje promocionale.

“Ne e dimë se kemi shkruar historinë dhe se së bashku jemi më të fortë”.

“Shoqërohemi shumë edhe jashtë futbollit dhe kjo ndikon edhe në rezultatet e skuadrë”, ka theksuar ish-futbollisti i Santos.

Barcelona në fundjavë ndeshet me Deportivo La Corunan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat