Skuadra e Shaqirit kërkon fitoren e parë në Premier League

Futboll

Skuadra e Shaqirit kërkon fitoren e parë në Premier League

Nga: Kemajl Goca Më: 14 tetor 2016 Në ora: 18:16
Shaqiri në aksion

As laiku më i madh nuk do ta kishte besuar se Stoke City për shtatë javë nuk do të shënonte fitore në Premier League. Në shtatë ndeshjet e para ka tri barazime e katër humbje dhe së bashku me Sunderlandin që ka dy barazime e pesë humbje, janë të vetmet pa fitore!  Ylli nga Kosova Xherdan Shaqiri me ekipin e Stoke Cityn kërkojnë fitore e parë ndaj Sunderlandit të Adnan Januzajt. Stoke City dhe Sunderlandin synojnë ta mposhtin njëra – tjetrën në ballafaqimin që luhet nesër në orën 16.00. Ndërkaq, Arsenali që ka në petkun e saj dy futbollistë të dëshmuar shqiptarë, Shkodran Mustafin dhe Granit Xhakën, presin tri pikë në përballje me ekipin uellsian, Swansea. ‘Topçinjtë’ kanë përparësinë e fushës, por janë të kujdesshëm, për faktin se Swansea është ekip e paparashikueshme. Chelsea do të takohet me kampionin në fuqi, Leicester Cityn, kurse Manchester City në Etihad sprovohet nga Evertoni. Derbi i madh anglez do të zhvillohet të hënën në mes Liverpoolit dhe Manchester Utd (21.00). Në fakt, Manchester City kryeson me 18 pikë, i ndjekur nga Tottenham (17), Arsenali (16), Liverpooli (16) etj. Ndërkaq, të dielën Valon Behrami me ekipin e tij, Watford-in, do të kenë sprovë të zorshme në udhëtim me Middlesbrough-in.

Liga e Anglisë, java e 8-të

E shtunë

Chelsea-Leicester         13.30

Arsenal-Swansea 16.00

Bournemouth-Hull City         16.00

Manchester City-Everton      16.00

Stoke City-Sunderland           16.00

West Brom-Tottenham         16.00

Crystal Palace-West Ham     18.30

E diel

Middlesbrough-Watford       14.30

Southampton-Burnley          17.00

E hënë

Liverpool-Manchester United        21.00

Liga e Gjermanisë, java e 7-të

E shtunë

Koln-Ingolstadt   15.30

Augsburg-Schalke        15.30

Monchengladbach-Hamburger      15.30

Eintracht-Bayern 15.30

Hoffenheim-Freiburg   15.30

Werder-Leverkusen     18.30

E diel

Mainz-Darmstadt         15.30

Wolfsburg-Leipzig        17.30

Liga e Spanjës, java e 8-të

E shtunë

Leganes-Sevilla   13.00

Barcelona-La Coruna   16.15

Atl. Madrid-Granada    18.30

Betis-Real Madrid        20.45

E diel

Alaves-Malaga    12.00

Ath Bilbao-Sociedad    16.15

Gijon-Valencia    18.30

Villarreal-Celta Vigo     20.45

E hënë

Eibar-Osasuna     20.45

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat