Skandaloze, Hajvalia trondit me disa foto

Futboll

Skandaloze, Hajvalia trondit me disa foto

Nga: Kemajl Goca Më: 14 tetor 2016 Në ora: 17:02
Fusha me baltë

Skuadra e futbollit Hajvalia është shumë e nervozuar që fusha në Kishnicë nuk është e pranuar nga Komisioni për mbikëqyrje. Ata kanë shprehur revoltën me disa nga fotot që kanë paraqitur te disa fushave të tjera duke treguar se në çfarë kushte ekipet kanë zhvilluar para pak kohe ndeshjet. “Komisioni për mbikëqyrjen e stadiumeve nuk e pranon stadiumin e Kishnicës, ku klubi ynë i zhvillon ndeshjet si vendas, vazhdojnë ende shkeljet për klubin tonë në gjitha aspektet. Vlerësojeni vetë të dashur sportdashës a ia vlen të investohet në futbollin tonë të dashur ku Federata bënë dallime në klube.  Do të ju sjellim disa foto ku shprehim keqardhje për KF Llapin, KF Drenicën, KF Prishtinën nëse e ndjejnë veten të fyer, ku klubi ynë në asnjë moment nuk i minimalizon sukseset e tyre”,  reagon Hajvalia në faqen e tyre në facebook.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat